GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës. Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një shqiptar i cili po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.