Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, vritet një 18-vjeçar

0

Vushtrri, 23 Mars 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qendrën e komunës së Vushtrrisë, ku një i ri 18-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, viktima i përket familjes Zymberi, ndërsa i dyshuari për ngjarjen është identifikuar si anëtar i familjes Dibrani nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat dhe motivet e këtij akti tragjik. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur ngjarjen dhe për të arrestuar autorin e mundshëm.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, deklaroi Policia e Kosovës.