Të shtëna me armë zjarri në Tropojë

0

TROPOJË- Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e sotme në Tropojë. Ende nuk kanë dalë detaje në lidhje me ngjarjen, por mësohet se të shtënat kanë ndodhur në qendër të qytetit.

Burime për Infoweb Media informojnë se sherri ka ndodhur në një servis dhe një prej personave ka mbetur i plagosur me armë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërkohë që ende nuk ka asnjë njoftim për ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu