Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ 23-vjeçari vritet në banesën e tij (EMRI)

0

Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar për vdekje me snajper.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”.

22-vjeçari Gëzim Sinomati dyshohet se është ekzekutuar me “snajper” sapo ka dalë në ballkonin e katit të tretë të pallatit ku kishte apartamentin.

Dyshohet se snajperisti ka qenë në ndërtesën përballë pallatit ku banonte viktima.

Sakaq, në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë, ndërsa kanë rrethur zonën të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes. Ai dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Gjithashtu mësohet se i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve, informon policia e Vlores.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu