Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në kryeqytet.

Bëhet me dije sipas njoftimit të policisë se të shtënat kanë qenë në drejtim të një automjeti, me drejtues shtetasim Lulezim Masha, 63 vjeç.

Teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit të Thatë , teksa si pasojë e këtyre të shtënave nuk ka asnjë përson të lënduar.

Nga ana e policisë janë ngiritu menjëherë pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftim i plotë:

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes./Gazeta Shqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu