Të shtëna me armë zjarri, një 35-vjeçar i plagosur. Shoqërohen në polici 5 persona

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tapizë, Krujë. Një 35-vjeçar ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri.

Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e kësaj mërkure në Tapizë, ku një person ka mbetur i plagosur. Nga burime zyrtare një një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet E.K, ka mbërritur në spital i plagosur me armë zjarri.

5 persona janë shoqëruar në polici, të cilët mendohet se mund të kenë dijeni rreth kësaj ngjarjeje. Kjo ngjarje është e mbuluar me mister, ku informacionet që vijnë lidhur me këtë plagosje janë shumë të pakta. Nga informacionet paraprake, mësohet se 35-vjeçari nuk ka qenë shenjestra, të paktën kështu ka deklaruar ai, por pritet të mësohet më shumë në vijim.

“Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu