Masat anti-Covid/ 609 qytetarë gjobiten brenda 24 orëve, 8 persona shoqërohen në komisariat

0

Policia e shtetit ka njoftuar se në kuadër të vendimit të qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave edhe në ambjente publike, janë gjobitur me masën 3000 lekë të reja 609 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Policisë, është gjobitur gjithashtu dhe një administrtor lokali me një gjobë prej 1 milion lekësh pasi lokali kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Prej situatës së rënduar të infektimeve nga COVID, policia e shtetit ka vijuar apelin për të gjithë qytetarët që të vendosin maskat mbrojtëse, të respektojnë me rigorozitet vetëkarantinimin e detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, si dhe pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu