Të shtëna me armë zjarri, qëllohet ndaj një biznesi

0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar disa minuta më parë pranë qytetit të Fierit, në fshatin Fermë Çlirim.

Mësohet se është qëlluar drejt një berberhane në pronësi të një 33-vjeçari, ndërsa nga të shtënat nuk ka të dëmtuar.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka identifikuar autorin si shtetasin Geraldo Mahmuti, 30 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu