Një vrasje raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Shëngjin, ende nuk dihen rrethanas e kësaj ngjarjeje.
Mësohet se është qëlluar me armë zjarri ndaj një personi, rreth moshës 50 vjeç.
Burime paraprake për Infoweb Media bëjnë me dije se viktima është ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar të gjithë zonën.