Një incident me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, Malësia e Madhe.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 20:00, në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë në këtë zonë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku janë sekuestruar katër gëzhoja si prova materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se të shtënat janë bërë në ajër dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje.
Rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja. Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale”, njofton policia.