Të shumëkërkuar për akte terrorizmi, arrestohen 4 shqiptarët

0

4 shtetas shqiptarë janë akuzuar në Bari të Italisë, pasi janë shpallur në kërkim si të akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar.

Me urdhër të Prokurorisë së Barit, Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka arrestuar 4 shqiptarë banues prej vitesh në Itali e të akuzuar për akte terrorizmi ndërkombëtar.

Arrestimet janë kryer në provincën e Barit e të Cuneos.

Detajet e operacionit priten të zbardhen në konferencën e shtypit që do të mbahet paraditen e sotme më Drejtorinë e Antimafias së Barit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu