Të them të drejtën…Ramush Haradinaj ndër të helmuarit në Deçan

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan.

Ai ka konfirmuar se edhe vet ka pasur simptoma por jo të mëdha: “Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Haradinaj tha se ka një qetësim të gjendjes.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai në Kanal 10.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu