E trishtë në Gjermani. Babai kërkon i dëshpëruar vajzat: Nuk po i gjej dot, nuk e di nëse janë gjallë

0

Përmbytjet masive në Gjermani kanë marrë deri më tani të paktën 80 jetë njerëzish. Me dhjetëra qytetarë janë raportuar të zhdukur, mes tyre edhe dy vajza, të cilat po kërkohen me dëshpërim nga i ati.

I ati i vajzave u shfaq Live në BILD duke treguar se dy vajzat e tij ndodhen në vendin e përfshirë nga përmbytjet dhe nuk ka mundur të lidhet me to.

Kontakti i fundit telefonik që kishte pasur me vajzat të moshave 13 dhe 17 vjeçe kishte qenë të mërkurën në mbrëmje dhe që prej atij momenti nuk ka më asnjë lajm prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu