Të tjera detaje nga atentati në Astirit, kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen

0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin me dy viktima që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë atentatin, si dhe makinën me të cilën janë arratisur atentatorët. Filmimet e kamerave pritet të ndihmojnë hetuesit në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, bëhet me dije se makina “Toyota” e gjetur duke u djegur në Thumanë është me targa AA 532 ON, të cilat rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Policia ka ngritur pika kontrolli në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu