Të ulur me këmbët kryq dhe me kokën e mbuluar, kapen 15 sirianë në Karaburun

0

Në zonën e Karaburunit në gjirin e Bristanit, rreth orës 08:30, janë kapur 15 klandestinë, dyshohet shtetas sirianë. Ata më pas janë sjellë në portin e Vlorës.

Top Channel mëson se janë kapur nga policia ndërsa ishin në tentativë për t’u larguar mes portit të Vlorës drejt Italisë dhe vendeve të BE.

Klandestinet janë sjellë në komisariatin e Vlorës ku edhe pritet të merren në pyetje nga policia.

Mësohet se klandestinët përgatiteshin për të shkuar me gomone drejt Italisë. Delta Forca e Vlorës ka bërë shoqërimin e tyre drejt drejtorisë së policisë së Vlorës dhe janë duke u marrë në pyetje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here