“Të urrej për këtë që bëre”, këngëtarja shpërthen në lot: Nuk të vij më në emision

0

Këtë të mërkurë këngëtarja Orgesa Zaimi ishte e ftuar në një emision . Gjatë intervistës Orgesa shpërthen në lot, si kurrë më parë. Motra e saj jeton në Zvicër dhe i dërgoi një mesazh plot emocione jete dhe batuta mes motrave.

 “I kam bërë shpesh herë block”, ishte sinjali i parë i dedikimit . Mjaftuan disa sekonda nga leximi i moderatorit dhe Orgesa emocionohet pafund.

“Të urrej , Ermal të urrej për këtë që bëre. Se besoja kurrë që do qaja. Më preke në një temë që është kaq e dhimbshme… Pandemia na ka bërë që të mos lëvizimin se kush nuk do shkojë që të takojë motrën atje ku është, edhe në fund të botës. Pandemia nuk na ka mundësuar që unë të shkoj në Zvicër apo familja ime sepse janë disa rregulla strikte dhe nuk mundemi dot.  Mezi presim momentin të na thonë ju mund të shkoni”.

Orgesa rrëfeu ndër të tjera se mban me vete vathët që motra e saj ia kishte dhënë, madje i kishte të vendosur edhe tek Kënga Magjike. “Unë kam vathët e Elvanës të vendosur dhe i kam pasur gjatë gjithë Këngës Magjike. Më beso ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për mua sepse gjatë gjithë kohës e kam pasur afër në të gjitha momentet e mia të rëndësishme”.

Ndërkohë për pjesëmarrjen e saj në Këngën Magjike Orgesa tha se i pëlqen shumë impakti që ka lënë kënga dhe votimet e shumta që mori nga publiku. Kujtojmë se u rëndit prej tyre, e dyta. “Më pëlqen shumë impakti dhe se sa shpejt u përqafua. Unë e shikoja sa e donin, se më çonin në Instagram screen shoot ‘votuam për ty’.” 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu