“Të varet në mes të Pukës zyrtari i LSI“, Ilir Meta jep deklaratën e bujshme

0

I ftuar sot në “Opinion” Presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet edhe për rastin e Pukës, ku policia kapi në flagrancë një zyrtar të LSI i cili shpërndante fleta votimi ndërsa në makinë kishte mbi 5 milionë lekë të vjetra.

Kreu i Shtetit tha se ky person mund të varet në mes të Pukës, ashtu siç do të vari edhe Meta ata që do i kapë duke kryer krim zgjedhor.

Meta: Populli me votë do sjellë drejtësi në këtë vend.

Fevziu: Keni frikë se do preket vota në 25 prill?

Meta: Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm.

Fevziu: Të gjitha partitë apo vetëm PS se thonë se edhe LSI është e përfshirë në këto blerje votash?

Meta: Po patjetër ato vajzat e LSI…

Karapanxho: Rasti i Pukës…

Meta: Kush është se s’e di.

Karapanxho: Një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.

Meta: Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra.

Fevziu: Kemi aderuar në KE ndalohet dënimi me vdekje.

Meta: Leji këto budalliqet si ata që thanë ushtria kapi kullën e kontrollit lejini këto muhabete ai ka pushetin ka policinë t’i kapi ata që bëjnë grusht shteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu