Të vulosura dhe në thasë të zinj, mbërrijnë në Tiranë edhe 3200 vota të diasporës

0

Një ngarkesë tjetër me rreth 3200 vota nga diaspora kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranë.

Për herë të parë, emigrantët shqiptarë në mbarë botën kanë të drejtën e votës nga vendi ku banojnë, pasi janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Votat transportohen me furgonët e një kompanie private postare, nën masa të forta sigurie.

Të ngarkuara në thasë të zinj, votat të cilat në vetvete janë të futura brenda dy zarfave të KQZ-së, janë kthyer në Tiranë me furgonë të cilët i kanë dyert e vulosura.

Ato transportohen më pas në Parkun Olimpik ku edhe kryhet procesimi i tyre. I gjithë ky zinxhir kryhet nën monitorimin si nga përfaqësues të partive politike por edhe të pavarur.