Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi, prej disa muajsh po shijojnë romancën e tyre të dashurisë, edhe pse pak kohë më parë e konfirmuan se janë bashkë.
Që kur vendosën që të bënin publike romancën e tyre, ata nuk fshihen më. Bearti herë pas here poston foto ku shfaqet bashkë me të dashurën e tij. Madje kanë treguar se janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Mbrëmjen e shkuar, Bearti ka treguar një anë shumë romantike të tijën. Ai ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet duke u puthur në buzë me Tean. Pozën në fjalë ai e ka shoqëruar me një këngë mjaft romantike, “Just the two of us” të Grover Washington Jr. dhe Bill Withers.