Tea shpërthen në lot, motra e saj hyn papritur në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”

0

Gjatë diskutimeve me banorët dhe në dhomën e rrëfimit, Tea ka folur shpesh për pikën e saj të dobët, motrën që thotë se e ka pasur gjithmonë pas vetes dhe tani është krahu i saj i djathtë.

“Ajo është njeriu që adhuroj më shumë në botë. Nuk mendoj se do të dua njeri më shumë në këtë botë. Ajo është fëmija ime, se është rritur me mua, e kam rritur unë. Është gjëja më me vlerë për mua. Është shumë më e mirë se unë. E dua unë. Edhe nëse e kam larg, në anën tjetër të shkoj, mjafton të jetë e lumtur”, është shprehur banorja mes lotësh në dhomën e rrëfimit.

“Vëllai i Madh” vendosi ta surprizonte Tean këtë të shtunë, kur në mënyrë të pazakontë futi brenda shtëpisë Marian.

Tea shpërtheu në lot, teksa e përqafoi fort gjysmën e saj. “Më ka marrë malli shumë”, i tha Tea, ndërsa Maria e siguroi se është mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu