Kiara dhe të gjithë banorët thanë se ai duhet të largohet, Luizi votohet për të vazhduar lojën në BBVA

0

Luiz Ejlli është një ndër banorët më të komentuar gjatë javës së fundit në “Big Brother VIP Albania”.
Edhe pse gjatë javës ishte në nominim, ai ka qëndruar i qetë përball presioneve dhe debateve me banorët e tjerë.

Në “Prime”-n e sotëm, banorët e BBVA të gjithë kanë deklaruar se është Luizi ai që duhet të largohet nga shtëpia, përfshirë këtu edhe Kiara Titon ndaj të cilës Luizi ka shprehur pëlqim.

Por, në fakt ka qenë Luizi i pari banor i cili ka vazhduar rrugëtimin në BBVA, pasi që është votuar nga publiku për të vazhduar lojën.

Në momentin që janë njoftuar banorët, Luizi është ngritur në këmbë duke ironizuar me ta pasi që të gjithë e votuan publikisht për t’u larguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu