“Telefonin e shita 10 mijë lekë…”/ Si ‘ra’ Policia në gjurmët e biznesmenit Hoxha

0

TIRANË– Ferdinand Rrushi është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. E gjithë përfshirja e tij në pengmarrje dhe më pas vrasje u ç’kodua nga telefoni i viktimës, të cilin e kishte marrë me vete para se ta linte kufomën në malin e Dajtit. Sipas raportit policor, të siguruar nga Ora Neës, numri hapej herë pas here dhe përdorej në telefona të ndryshëm, kjo pasi policia arrinte ti mësonte nr, e IMEIT.

Pas shumë përpjekjes, Policia gjeti të hapur numrin e telefonit të Rruzhdi Hoxhës, në një dyqan telefonash, që ndodhet në zonën e Alliasit, shumë afër me shkollën e Bashkuar në Tiranë. Pronari i dyqanit ka treguar se numrin e telefonit së bashku me aparatin celular ia kishte blerë një taksisti, duke i ofruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

“Celularin e kam këtu, pasi është i thyer dhe po pres ti bëj servis. Ndërsa numrin e telefonit e kam vendosur në disa telefona të tjerë që unë i tregtoj. Pasi i shes, kartën e telefonit ja heq dhe vendos një telefoni tjetër…”-u ka deklaruar policëve pronari i dyqanit të telefonave, raporton Ora News. Pasi është gjetur taksisti ambulant ka treguar se telefonin e kishte gjetur në tokë, me ekran të thyer ndaj dhe kishte vendosur që ta shiste.

“…telefoni ishte i thyer në pjesën e ekranit. Megjithëse ndizej, ai nuk hapej plotësisht, pasi ishte me passëord. Edhe ekrani nuk dallohej mirë, pasi ishte i copëtuar plotësisht. E kam marrë telefonin dhe kam shkuar në një dyqan në afërsi të shkollës së Bashkuar, me shpresën se do e rregulloja. Pronari i dyqanit, më tha se servisi i telefonit kushtonte diku tek 100 mijë lekë të vjetra, pasi nevojitej ti ndërronte komplet ekranin. Aty vendosa që t’ia shes pronarit të dyqanit telefonin së bashku me kartën, kundrejt një çmimi prej 10 mijë lekë të vjetra. Pas kësaj jam larguar dhe nuk kam shkuar më në dyqan. Vetëm kur më njoftoi policia dhe u paraqita të jap sqarime…”-ka treguar taksisti.

Por veç telefonit, në zonën e Dajtit, Policia bëri një tjetër zbulim; një parcelë me  300 rrënjë kanabis. Droga, u asgjësua plotësisht nga Policia ndërsa dy punëtorët që shërbenin pranë kësaj parcele u arrestuan dhe gjatë marrjes në pyetje treguan se ata punonin për llogari të Ferdinand Rrushit. Kjo ishte një provë e fortë, që bindi policët se Rrushi, njeriu që ata e mbanin të mbyllur në polici, ishte pikërisht personi se kishte dorë në zhdukjen e mikut të tij, Rruzhdi Hoxhës. Ndërkohë që kërkohej ndërkombëtarisht nga Italia, ai lëvizte i lirë nëpër kryeqytet duke marrë edhe jetën e mikut të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu