Temperaturat historike të këtij qershori që kanë “përcëlluar” Tokën

0

Qershori ishte një muaj jashtëzakonisht i nxehtë për disa vende në hemisferën veriore. Që nga e premtja më 25 qershor, të paktën 486 vdekje janë regjistruar në provincën British Columbia të Kanadasë, ndërsa temperaturat arritën në gati 50 gradë celcius.

Në Shtetet e Bashkuara, vala e vazhdueshme e nxehtësisë ka shkrirë asfaltin në rrugë dhe linjat e energjisë. Meteorologët fajësojnë presionin e lartë që bllokon nxehtësinë dhe rrit temperaturat.

Më 29 qershor, Lytton, një qytet i vogël rreth 200 km nga Vancouver arriti 49.6 gradë celcius, duke vendosur një rekord kombëtar për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në të gjithë Kanadanë. Shkollat, universitetet dhe qendrat e vaksinimit u mbyllën në të gjithë Kolumbinë Britanike.

Vetëm në jug të kufirit në shtetin amerikan të Oregonit, qyteti i Portland shënoi në termometër 46.6 gradë celcius duke e thyer rekordin e mëparshëm të 41.6 gradë të vendosur në vitin 1965.

Në Europë, temperatura më e lartë historike është regjistruar në Athinë në vitin 1977, kur termometri shënoi 48 gradë celcius.

Më 22 qershor, qyteti Kuvajtian i Nuwaiseeb regjistroi temperaturën më të lartë në botë deri më tani këtë vit me 53.2 gradë celcius. Në Irakun fqinj, temperaturat arritën në 51.6 gradë më 1 korrik 2021, me Omidiyeh, Iran, jo shumë larg me një temperaturë maksimale prej 51 gradë të regjistruar deri më tani. Disa vende të tjera në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani dhe Arabia Saudite, regjistruan temperatura më të larta se 50 gradë celcius në qershor.

Aktualisht, temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht është 56.7 gradë celcius e regjistruar në Luginën e Vdekjes në Kaliforni në vitin 1913. Temperatura më e nxehtë e njohur në Afrikë është 55 gradë celcius e regjistruar në Kebili, Tunizi në 1931. Irani mban temperaturën zyrtare më të nxehtë të Azisë prej 54 celcius, të cilën e regjistroi në 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu