TikTok vjen plot çudira dhe kësaj rradhe nuk ka dështuar. Një trend paksa i çuditshëm po shfaqet kudo në rrjet dhe gjithçka ka të bëjë me hudhrat, shkruan InfoWebTv.
Një trajnere personal 29-vjeçare me emrin Rozaline Katherine (@rozalinekatherine) u bë mori famë brenda natës në TikTok pasi postoi një video në lidhje me një ilaç natyral që synon të lehtësojë kongjestionin/ bllokimin e hundëve.
Mjafton të merrni vetëm dy thelpinj hudhre dhe ti vendosni në hundë për rreth 10-15 minuta.
Ky trend është provuar dhe miratuar nga shumë përdorues të TikTok duke treguar sa efektive është kjo metodë, por jo të gjithë bien dakord.
Disa persona të tjerë që e kanë provuar këtë trend thonë se kanë hasur vështirësi dhe trendi nuk ka rezultuar i suksesshëm.
infowebtv.com