Temperaturat shkojnë 35 gradë/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

0

Për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu