Vdes pas operacionit plastik aktorja 43-vjeçare

0
Një aktore dhe modele në Argjentinë ka humbur jetën pas një operacioni plastik. Silvina Luna vdiq në moshën 43-vjeçare për shkak të komplikimeve të rënda pas ndërhyrjes estetike. Lajmi ka ngjallur polemika për disa operacione të kirurgjisë plastike. Luna, ish e dashura e ish-futbollistit argjentinas, Daniel Osvaldo, vuante nga veshkat për shkak të një procedure të kryer në vitin 2011 nga një mjek, ndërkohë që iu ndalua ushtrimi i profesionit.

“Kirurgu i famshëm”, siç njihej, i ka injektuar metakrilat, një substancë e paautorizuar nga agjencia argjentinase e drogës.

Aktorja, ish-pjesëmarrëse e “Big Brother”, e shtruar prej më shumë se dy muajsh në spitalin italian të Buenos Aires, ishte në listën e pritjes për transplantin e veshkës, por nuk kishte të drejtë ta bënte atë për shkak të kushteve delikate të shëndetit të saj.

Shoqata Argjentinase e Aktorëve shprehu “trishtimin e thellë” për incidentin, duke kujtuar karrierën 25-vjeçare të aktores, modeles dhe prezantueses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu