“Tempulli 3″/ Shiste kokainë dhe kanabis, pranga 20-vjeçarit në Fier

0

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 3”.

I riu shiste kokainë dhe kanabis në doza.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu