Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 33-vjeçarin, Alfred Gjoka, pasi kishte fshehur doza kokaine në trup. Dyshohet se 33-vjeçari kishte doza të gatshme për shitje.
Njoftimi i policisë:
DVP Dibër/Kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e qarkut në zbatim të planeve operacionale “Tempulli”.
Në Bulqizë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike kokainë në doza dhe është vënë në pranga autori.
Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, forcat e Posaçme Operacionale, forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Bulqizës, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A.Gj., ku i’u gjetën të fshehura në trup, dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të dozave të kokainës, shtetasi A.Gj., 33 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili do ti shiste dozat me lënde narkotike kokainë, në qytetin e Bulqizës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.