Tenderi i mushkonjave dështoi! Virusi i etheve të Nilit i afrohet Shqipërisë

0

Italia fqinje është alarmuar për shkak të përhapjes së etheve të Nilit, ku deri më tani janë prekur afro 100 persona dhe pothuajse gjysma e tyre janë në gjendje të rëndë.

Ethet e Nilit perëndimor shumë pranë Shqipërisë. Mushkonjat të cilat përhapin virusin vdekjeprurës  qarkullojnë me shumicë në vendin tonë. Këtë vit nuk është bërë dezinsektimi i tyre pasi dështoi tenderi. Ndërkohë Italia fqinje është alarmuar për shkak të përhapjes së etheve të Nilit, ku deri më tani janë prekur afro 100 persona dhe pothuajse gjysma e tyre janë në gjendje të rënde, 5 kanë humbur jetën deri më tani.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave dhe zogjve shtegtare. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen.Virusi i etheve të Nilit shkakton dhimbje të muskujve, temperaturë të lartë shkakton encefalit dhe meningjit deri dhe humbje jete. Ne Shqipëri nuk është identifikuar ende asnjë rast edhe pse në laboratorin e ISHP thonë se janë gatishmëri askush nuk mban përgjegjësi për dezinsektimin e mushkonjave që nuk është bërë.

Burime të Top Channel në ISHP thonë se procedurat për zhvillimin e tenderit për dezinsektimin e mushkonajve kanë nisur që në muajin shkurt të këtij viti pranë Agjensisë së blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme me qëllim që në muajin prill të fillonte procesi i dezinsektimit, atëherë kur mushkonjat janë ende larva. Bëhej fjalë për një fond prej 790 milion lekësh. Por për shkak të ankimimeve të bëra nga operatorët  të përfshire, ky tender që prej 7 muajsh nuk është finalizuar .

Ethet e Nilit, formë e lehtë

temperaturë e moderuar,
ulje të oreksit
të përziera,
dhembje koke,
dhembje sysh,
dhembje shpine,
dhembje muskujsh,
kollë
puçrra,
diarre
nyje imfatike të zmadhuara,.

Ethet e Nilit  tek format e rënda

temperaturë e lartë,
encefalit
meningjit
dhembje të forta të kokës,
dobësi dhe paralizë të lehtë,
simptoma gastrointestinale,
konvulsione
puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu