Tenisti serb humb gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia

0

Tenisti serb, Novak Djokoviç ka humbur gjyqin e tij me shtetin australian, pas anulimit të vizës për shkak të problemeve me vaksinimin kundër koronavirusit.

Pas vendimit të dhënë mëngjesin e sotëm, sportisti serb pritet të dëbohet nga vendi, duke humbur kështu të drejtën për të marrë pjesë në kampionatin e ‘Australia Open’. Tre gjyqtarë e kanë hedhur poshtë njëzëri ankesën e tij. Ata thonë se do të japin arsyetimin e tyre më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu