Tension në Kuvend! Spiropali i ndërpret fjalën Sali Berishës: S’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese!

0

Seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit nisi me tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në Kuvend këtë të enjte, ku përsëriti akuzat për manipulim të zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si “një farsë”.

Fjala e tij u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi përfundoi koha e lejuar për të folur. Mes tyre pasoi një debat i ashpër verbal.

Ndërsa Berisha vazhdoi të fliste pa mikrofon, Spiropali e paralajmëroi me heqjen e të drejtës së fjalës:

“S’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ky është rendi i ditës. Keni bërë kërkesë, s’mund të flasësh, e ke mbyllur siç e ke mbyllur gjithmonë.”

Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në Kuvend këtë të enjte, e para seancë që pash shkëputjes së gjatë për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa Berisha po fliste duke përsëritur se zgjedhjet ishin një “farsë”, fjala e kreut të PD u ndërpre pas përfundimit të kohës nga kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali.

Madje kjo e fundit, iu drejtua Berishës “koha juaj ka perënduar”.

Spiropali: Koha mbaroi

Berisha: Cila kohë

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar

Berisha (flet pa mikrofon)

Spiropali: Të heq të drejtën e fjalës, s’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ky është rendi i ditës, keni bërë kërkesë, s’mund të flasësh, e ke mbyllkur siç e ke mbyllur gjithmonë. Mbyllet seanca plenare.