Tensione tek Fenerbahce, Ozil ‘kapet’ me trajnerin

0

Sezoni nisi mjaft mirë për Mesut Ozil me Fenerbahcen. Numri 10 arriti të shënonte golin e parë me klubin turk në javën e parë të kampionatit. Ky ishte një fillimi ideal i sezonit të tij të parë me fanellën e klubit të zemrës.

Por tani, gati dy muaj më vonë, një gjest i bërë nga Ozil shkaktoi shumë polemika në Turqi. Në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen kundër Kasimpasas, mesfushori me famë botërore, nisi nxehjen dhe priti që trajneri t’i jepte mundësin të luante në fushë. Mirëpo, diçka e tillë nuk ndodhi dhe pas 40 minutave nxehje, Ozil u afrua pranë trajnerit dhe i hodhi i dëshpruar jelekun.

Mediat turke e kapën këtë gjest të Ozil, teksa së fundmi kanë zbuluar se midis të dyve ka patur përplasje kohët e fundi.

Kujtojmë, Fenerbahçe është e para në Superligën turke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu