Vdekja e Kosta Grillos, shpërthen shoku i tij Ervin Baku: Ishte në kulmin e profesionit kur u përzu nga RTSH!

0

Ervin Baku shpërtheu ndaj RTSH për vendimin për të larguar Kosta Grillon nga puna si komentator në një moment kur ishte në kulmin e karrierës së tij. (Rikujtojmë se Kosta u shkarkua pas deklaratës që bëri pak vite më parë se është tifoz i Serbisë.). Baku foli në emisionin e Xhaxhiut.

Sipas Bakut, ka ardhur momenti që në Shqipëri njerëzit të respektohen kur janë gjallë dhe jo me speciale me lot krokodili pas kanë vdekur.

“Do t’i tërbojë gjithmonë kërmat që e përzunë nga puna dhe që sot duan t’i bëjnë speciale. E kam thënë aty. Ka ardhur momenti që në Shqipëri, njerëzit të mos i nderojmë kur ndërrojnë jetë, por kur janë gjallë. Aq me tepër kur janë në kulmin e prodhimtarisë së tyre. Kosta Grillo u përzu padrejtësisht nga puna kur ishte në kulmin e profesionit. Sot gjej lot krokodili që thonë ta nderojmë me speciale por ka zot lart”, tha ai.

Ervin Baku e quajti Kosta Grillon një ‘çun fantastik të Tiranës’ dhe një njeri me shpirt të bardhë.

“Kosta Grillo mbi të gjitha ishte njeri me shpirt të bardhë, shpirt të pastër. Nuk ka ngelur njeri që nuk është prekur nga ky largim i parakohshëm i Kosta Grillos. Kjo qenka jeta Xhaxhiu. Ai nuk ia doli në ndeshjen e fundit. Të gjithë shpresonim një gol në minutën e fundit, por nuk qe e shkruar kështu. Këto janë punët e zotit. Kosta Grillo ishte nje çun fantastik i Tiranës. Jemi të prekur dhe na ka lënë një boshllëk të madh”, theksoi Baku.

Më tej, Baku nuk ngurroi ta quajë Kostën mbretin e komentit sportiv në Shqipëri.

“Për mua Kosta ishte mbreti i komentit sportiv, dhe ai timbri unikal na e bënte tërheqëse dhe ndeshjen më të mërzitshme. Ky ishte Kosta, i cili do të mbetet përgjithmonë zëri zyrtar i kombëtares së Shqipërisë. Titull i merituar. Jam me fat që kam qenë miku i Kosta Grillos”, u shpreh Baku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu