SHBA i ka sugjeruar jozyrtarisht Turqisë që të dërgojë sistemet e saj të mbrojtjes raketore S-400 në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë forcat ruse. Sipas burimeve të Sky neës, zyrtarët amerikanë ia kanë paraqitur idenë homologëve të tyre turq muajin e kaluar. Çështja është diskutuar gjithashtu gjatë vizitës së Zëvendës Sekretares së Shtetit Uendi Sherman në Turqi në fillim të këtij muaji.
Ndërkohë ishte presidenti ukrainas Vladimir Zelenskyy i cili ju bëri thirrje vendeve që të dërgojnë këto llojë sistemi mbrojtës ajrorë të prodhuara nga Rusia. Ky sistem mbrojtjes raketorë S-400 është prodhuar nga vetë Rusia.
Analistët thanë se ideja nuk do të pranohet nga Turqia, duke përmendur çështje që variojnë nga pengesat teknike që lidhen me instalimin dhe funksionimin e S-400-ve në Ukrainë, deri te shqetësimet politike të tilla si goditjet që Ankaraja mund të marrë nga Moska.
Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar armë ukrainasve për shkatërrimin e tankeve ruse, por jo avionë luftarakë pasi është një lëvizje që zyrtarët amerikanë i frikësohen se mund të kthehet në një luftë rajonale në një zjarr global.