Katari njofton se ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore si pjesë e masave të marra për shkak të zhvillimeve në rajon, tha një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Katarit në rrjetin social “X”.
Ministria tha se ky veprim vjen për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve. Dhjetra fluturime raportohet se janë anuluar dhe avionët janë bllokuar në aeroportin në Doha.
Mbyllja e hapësirës ajrore të Katarit vjen ndërsa Irani përsëriti kërcënimet e mëparshme për t’u hakmarrë kundër Shteteve të Bashkuara pas sulmeve në centralet e saj bërthamore.
Gjithashtu raportohet se Truqia ka anuluar të gjitha fluturimet për në Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm pak çaste pas njoftimit të lëshuar nga Katari.