Tensionohet situata dhe nisin arrestimet nga policia. Protestuesit përplasen me policinë. Ata kanë shtuar radhët për t’i bërë ballë policisë. Kjo e fundit gjithashtu ka zbritur më e fortë në terren. Kanë mbërritur dhe forca të FNSH-së me kundragaz. Protesta kundër rritjes së çmimeve ka paralizuar kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Rrugët e Tiranës janë mbushur me qytetarët që iu kanë bërë thirrje dhe të tjerëve t’iu bashkohen.
Protesta është përhapur në të gjithë kryeqytetin. Burime për InfowebTv bëjnë me dije se qytetarët kanë bllokuar të dyja anët e Unazës së Vjetër. Disa janë ulur në tokë dhe kërkojnë uljen e çmimit të karburanteve.