Tensionohet situata në rrethrrotullimin e Shkozetit, protestuesit djegin goma në rrugë

0

Protestuesit po djegin gomat në mbikalimin e Shkozetit, teksa vazhdojnë të pengojnë qarkullimin e mjeteve.

Korrespondentja Vali Qyrfyçi raporton se automjetet janë orientuar për të devijuar autostradën duke përdorur mbikalimin e Fllakës dhe rrugën e vjetër.

Ndërkohë, të bllokuar në kahun e lëvizjes drejt Durrësit kanë mbetur disa kamionë.

Në rrethrrotullimin e Shkozetit ndodhen deputetët e qarkut Durrës, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu