30 vjeçari Erindi Lubishta është arrestuar nga policia pasi tentoi të grabiste një pikë këmbimi në Durrës. Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes në zonën e Vollgës, ku 30 vjeçari hyri brenda pikës së këmbimit i maskuar dhe nën kërcënimin e një pistolete lodër ka tentuar të vjedhë një shumë parash.
Punonjësit kanë arritur të pikasnin personin e armatosur dhe nuk kanë hapur xhamin e sportelit. Ndodhur në këtë situatë, ai është larguar me shpejtësi nga pika e këmbimit valutor. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe veshjet që ka patur autori i dyshuar, gjatë ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.