Lidhur me aktin e ndërmarrë nga një biznesmen nga Kosova me emrin Admir Jahelezi, i cili tentoi të hidhej nga godina e ‘Muzeut Historik Kombëtar’, ka folur edhe vëllai i tij, Ismet Jahelezi.
Ai tha se situata kishte arritur deri në këtë pikë sepse nuk kishte marrë asnjë përgjigjie nga ministria e Transportit në Shqëipëri. Ndërsa tha se në Kosovë, madje ishte takuar edhe me kryeministrin ndërsa këtu sipas tij, çdo gjë është hermetike, e mbyllur.
Në fjalën e tij ai gjithashtu zbuloi se ishin kërcënuar me jetë nga kompania e transportit ‘Rilindja SHPK’, të cilët donin të ndërprisnin konkurrencën dhe të opereonin të vetëm në treg.
“Kemi bërë kallëzim në prokurorinë e qarkut të Tropojës. Na kanë kërcënuar me jetë, administratori i firmës “Rilindja SHPK, na ka thënë se do të na zhdukte si familje. Ministria na ka bllokuar liçencën që mos të operonim më. Na ka dalë dhe na kërcënuar pronari i agjensisë së transportit ‘Rilindja SHPK’ Në Kosovë kemi taku edhe kryeministrin. Ndërsa këtu është hermetike çdo gjë, e mbyllur.
Arsyeja e këtyre kërcënimeve, është fakti që ata nuk duan të kenë konkurrencë, duan të krijojnë monopol”- është shprehur vëllai i biznesmenit që tentoi të hidhej nga godina e Muzeut Historik.
Kujtojmë se ky problem ekziston dhe është bërë publik që prej vitit 2019, ku pronari i firmës “Papi Mers”, Admir Jahelezi, ishte prononcuar për mediat lidhur me këtë problem i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje, ndërsa aktualisht kompania e tij shpallet si e falimentuar, si shkak i kredive të mëdha të pashlyera.