Raportohet se një 17-vjeçar ka tentuar të kalojë në PKK Muriqan duke i paraqitur punonjësit të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi tjetër, me të cilin ai kishte ngjashmëri.
Për shtetasin M.G., banues në Kosovë ka nisur procedimi penal. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. G., 17 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, i ka paraqitur punonjësit të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi tjetër, me të cilin ai kishte ngjashmëri.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.