Tentoi të kalonte rrugën, makina përplas këmbësorin! Transportohet në spital në gjendje kritike

0

Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Një mjet tip furgon ka përplasur një burrë të moshuar, teksa ky i fundit po kalonte në këmbë nga njëri krah tek tjetri duke kapërcyer trafikndarësen.

Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti, disa metra përpara se të mbërrish tek Ura e Dajlanit.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Durrësit me autoambulancë dhe paraprakisht raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu