Një aksident tragjik me një viktimë 28-vjeçare ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Athinë, Greqi.
Mediat greke raportojnë se viktima me origjinë turke ka tentuar të kalojë rrugën kur është tërhequr zvarrë nga një makinë që kalonte.
Në videon e mëposhtme mund të shihni se semafori në ato momente tregonte ngjyrën e gjelbër për automjetet dhe kjo është arsyeja pse makina, me drejtues një 28-vjeçar shqiptar, e goditi të riun dhe e hodhi disa metra larg.
I riu u dërgua me urgjencë në spital dhe aty u konfirmua vdekja e tij.