Tentoi të korruptojë policin me 5 euro, arrestohet maqedonasi në Morinë

0

Një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për shkak të tentativës për të korruptuar një polic me pesë euro. Ina Online shkruan se eurot tentoi t’ja jepte në momentin që po kontrolloheshin dokumentet e udhëtimit.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës theksohet se ngjarja ka ndodhur dje (e martë, 31 maj), në vendkalimin kufitar Vërmicë/Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Me urdhër të prokurorit publik, shtetasi i Maqedonisë është lëshuar i lirë, ndërsa i është sekuestruar pasaporta deri në përfundimin e procedurave gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu