Një 36-vjeçar është proceduar pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Sipas njoftimit, A. G., 36 vjeç ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë në Portin e Durrësit, duke u dhënë pasaportën e tij bashkë me një kartmonedhë me prerje 50 euro për shkak se kishte mangësi në dokumentacion.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. G., 36-vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.