Një 49-vjeçar në Shkodër me inicialet Gj.B., u vu në pranga pasditen e sotme pasi refuzoi të kryente testiin e alkoolit dhe tentoi të korruptonte policët me 2,000 Lekë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës.
Në përfundim të veprimeve 49-vjeçari është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.