Tentoi të vjedhë nafte/ Arrestohet punonjësi i pikës së karburantit

0

Një punonjës 36-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi tentoi të vjedhë naftë në pikën e karburantit ku punonte.
R.B, ishte i punësuar në karburantin në fjalë por u kap në flagrancë teksa tentoi të marrë naftë.
Po ashtu është arrestuar shoferi i automjetit që përplasi ditën e djeshme për vdekje 60-vjeçarin në Maminas.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës
Arrestohem në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin:
R.B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një sasi nafte në pikën e karburantit ku ai ishte i punësuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 18.10.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu