Tentoi të vrasë nipin e Kastriot Reçit, kush është viktima që u ekzekutua sot

0

Qyteti i Rrëshenit u trondit paraditen e kësaj të marte nga vrasja e 62 vjeçarit Martin Bardhi.

Ai u ekzekutua me armë zjarri pranë spitalit të qytetit.

Martin Bardhi është një emër i njohur për policinë pasi në muajin mars të këtij viti, ai së bashku me të birin Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit.

Ngjarja ndodhi pas një përplasje fizike mes Saimir Reçit dhe Enrik Bardhit që sipas policisë nisi për një parakalim dhe më pas ky i fundit shkoi në shtëpi, mori një automatik dhe së bashku me të atin qëlluan në drejtim të mjetit të tij.

Njoftimi i policisë:

Rrëshen/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu