Tentoi të vriste me thikë 25-vjeçarin, pranga autorit në Fier (EMRI)

0

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi tentoi të vriste me thikë një 25-vjeçar. Në pranga përfundoi Zagoll Muçaj, i cili ka ka goditur me thikë një 25-vjeçar, teksa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Mësohet se i riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Fier

Goditi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Zagoll Muçaj 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Z. M. ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu