Tentoi të vriste me thikë një person, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

0

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës. Ky shtetas, tentoi të vriste me thikë një person, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi më 15 qershor në lagjen nr. 3 të qytetit të Kukësit. 34-vjeçari, tanimë i arrestuar u godit me sende të forta nga i plagosuri, i cili ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve.

34-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, ndërsa shtetasi i plagosur, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu