Një 19 vjeçar është porceduar penalisht nga policia e Kavajës pasi tentoi që të korruptonte policinë rrugor.
Sipas policisë, i riu ka tentuar që t’i japë policit 2000 lekë që të mos u ndëshkonte administrativisht për drejtim të një automjeti me fuqi më të lartë motorike se sa i lejohej.
Për këtë paligjshmëri, u referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 19 vjeçarin për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa për shkeljen e kryer ky shtetas u ndëshkua me masa administrative, 12 000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit për 6 muaj.